Sistemi i Harmonizuar (HS) ose ndryshe si Tarifa Doganore është një sistem i standardizuar ndërkombëtarisht i emrave dhe numrave për klasifikimin e produkteve të tregtuara. Përdoret nga autoritetet doganore në mbarë botën për të identifikuar produktet gjatë vlerësimit të detyrimeve dhe taksave dhe për mbledhjen e statistikave të tregtisë.
Secilit produkt i është caktuar një kod specifik, i njohur si kod i sistemit të harmonizuar ose thjesht kod HS. Këto kode zakonisht përbëhen nga gjashtë shifra, megjithëse disa vende mund të shtojnë shifra shtesë për klasifikim të mëtejshëm. Për shembull, kodi HS për "kafshët e gjalla të gjedhit" është 0102, ndërsa "kuajt e gjallë" kanë kodin 0101.
Administratat doganore në vende të ndryshme përdorin këto kode për të përcaktuar tarifat e zbatueshme, për të ndjekur flukset tregtare dhe për të zbatuar rregulloret tregtare.
Më poshtë mundë të shihni të gjitha kodet tarifore për të gjitha produktet, të cilat ju shërbejnë dhe u japin informacion se sa janë tarifat për secilin produkt në vecanti.
Kjo tarifë është zyrtare nga dogana e Kosovës e përditësuar në vitin 2024.

0 Comments